Dita e parë e supergjobave për rripin: 718 qytetarë të gjobitur
Prej mëngjesit të ditës së sotme, Policia Rrugore ka filluar zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, ku janë përcaktuar masat e reja administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mungese të pajisjes së fiksimit për fëmijët nën 4 vjeç kur ulen mbrapa si dhe për fëmijët nën 12 vjeç kur ulen para.
Pas thuajse 1 muaji intensiv ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi, sot Policia Rrugore filloi aplikimin e masave shtrënguese administrative ndaj qytetarëve që nuk vendosin rripin e sigurimit, si dhe për mungesë të pajisjes së fiksimit për fëmijë.
Në të gjithë vendin, sot janë vendosur rreth 718 masa administrative.
KOHA JONË SONDAZH

