Dita e Verës, cilët ishin deputetët që firmosën për ta kthyer në festë zyrtare
Dita e Verës prej vitesh është kthyer në një festë zyrtare në të gjithë vendin.
E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj jo vetëm te banorët e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit.
Kjo ditë mori përmasa edhe më të gjera në të gjithë vendin rreth 14 vjet më parë, kur një grup deputetësh propozuan projekt- ligjin që Dita e Verës të bëhet festë zyrtare.
Ky relacion është publikuar nga ish-deputeti Namik Dokle në rrjetet sociale, njëri prej deputetëve propozues.
Kujtojmë se për herë të parë, kjo ditë është shtyrë për t’u festuar më datë 17 në Tiranë. Ky vendim erdhi nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me pretendimin se sinoptikanët kanë parashikuar se më 14 mars moti dominohet me reshje shiu.
Nga ana tjetër, ka zëra se ky spostim lidhet edhe me një tentativë për një antimiting, një ditë pas protestës së opozitës më 16 mars.


KOHA JONË SONDAZH

