Dita e verës me borë, festime në Korçë
Megjithëse temperaturat disa gradë nën zero korçarët kanë festuar në mesnatën e së mërkurës mbarimin e stinës së dimrit dhe ardhjen e stinës se pranverës.
Në të gjitha lagjet e qytetit juglindor janë ndezur zjarret. Ndonëse dita e verës festohet me 14 mars, në disa zona ku përfshihet edhe Korça, banoret e festojnë atë me 1 mars.
Sipas një rituali pagan, për largimin e se keqes, banoret e kryesisht fëmijët kalojnë mbi zjarret. Festa vijon me drekën me gatime tradicionale, si dhe vendosjen e veroreve në duar.
KOHA JONË SONDAZH

