Dita e Verës, ministrja Denaj viziton panairin në bulevard: Krenare për produktet shqiptare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ishte sot në një vizitë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku pa nga afër panarin e hapur me rastin e Ditës së Verës. Denaj u shpreh krenare në prononcimin e saj për produketet shqiptare në panair.

“Së pari për gjithë shqiptarët gëzuar këtë ditë të bekuar të verës! Ardhtë e mbarë dhe me bereqet! Është një ditë shumë e bukur siç e shikoni edhe vetë plotë me aktivitete, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përfaqësohet me qendrat e saj, të cilat në gjithë Shqipërinë realizojnë paralelisht produkte bujqësore dhe këtu jemi per ti tregëtuar sikurse edhe për ti bërë më shumë shqiptarët që të blejnë shqip.

Unë jam shumë krenare në fakt që ky ndërgjegjësim është rritur falë edhe cilësisë së produkteve shqiptare, që sot jo vetëm kanë çarë tregjet ndërkombëtare dhe ato cilësore, por po konkurrojnë denjësisht në vendin tonë me produkte, të cilat edhe pse vlera mund të jete pak më e rritur siç na u ankua një konsumator cilësia është ajo që prevalon. Shumë mbarësi të gjithëve të cilët punojnë dhe lidhen në një zinxhir vlerash produktesh dhe ekonomie shkallle.

Për sa i takon aktiviteteve të sotme mendoj që këto janë aktivitete që duhet të zhvillohen përtej Ditës së Verës, sigurisht simbolika vlen, por ne duhet të jemi gjithmonë me konsumatorët, me gjithë fermerët, blegtorët për të mundësuar një shitje në tregjet tona qoftë ato të krijuara me mbështetjen e qeverisë ashtu edhe me partnerët tanë ndërkombëtar që jo pak kanë krijuar tregje në të gjithë Shqipërinë dhe besoj që do jenë aksese shumë të mira për turistët e këtij viti që besoj 14 milionshin e kapim pa frikë”, ka thënë Denaj në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP