Dita e verës në Bilisht, ndizen zjarret për të festuar fundin e dimrit

Si çdo 13 Mars edhe këtë vit qytetarët kanë dalë për të kryer ritualin tradicional i cili uron mirëseardhjen stinës së pranverës.

Qindra qytetarë kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë dalë çdo cep të qytetit të Bilishtit për të festuar mes zjarreve dhe për ti përcjellë urimet njëri-tjetrit.

Një ditë para se të shijojnë mëngjesin me familjet e tyre me të gjitha elementet tradicionale të kësaj feste që shëndon fundin e stinës së dimrit ata kanë kryer edhe ritualin e kapërcimit të zjarrit një simbolikë që nënkupton largimin e gjërave negative.

SHKARKO APP