”Dita e Verës”, qytetarët njohin nga afër Policinë e Shtetit
Mijëra fëmijë, të rinj e të reja, burra e gra kanë vizituar stendat e Policisë së Shtetit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ata kanë bërë fotografi me punonjësit e Policisë, makinat e motorët.
Policia e Shtetit në stendat e saj ofroi për vizitorët mbi 5 mijë fletë palosje me Këshilla për Sigurinë rrugore dhe materiale të tjera sensibilizuese për këtë qëllim, si 5 mijë guida me këshilla praktike për Sigurinë në Shqipëri, shirita fosforeshent për fëmijët, varëse çelësash etj.
Fluksi i madh në stendat e Policisë, dëshira për të bërë fotografi me punonjësit e policisë apo me mjetet e saj, dëshira për të marrë e lexuar materialet që ofroi Policia e Shtetit për qytetarët e çdo moshe, dëshmojnë se Policia përditë fiton respektin, besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu vizituan stendat dhe biseduan me qytetarë e punonjës policie. Si rrallë herë, Policia është prezantuar para publikut me stendat e policisë ku qytetarë dhe fëmijë kanë vizituar nga afër me kureshtje stendat e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

