Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit duke filluar nga mesnata e sotme
Tirana do të mirëpresë edhe këtë vit festimet për Ditën e Verës. Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Aktivitetet festive do të nisin që në orët e para të 14 marsit dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.
Në rrugët ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve do të ketë kufizim të qarkullimit. Nga data 13 mars në mesditë, deri më 15 mars bllokohet hyrja e Bllokut deri te kryqëzimi i kryeministrisë, si dhe rruga që lidh sheshin Uilson me lumin Lana.
Nga ora 22:00 e 13 marsit deri më 14 mars, në orën 18:00 kufizohet qarkullimi në Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”
Edhe itinerari i lëvizjes së urbanëve do të devijohet në disa linja, Tirana e Re, “Teg – Sauk– Kopshti Zoologjik -Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Ëillson” dhe tek bulevardi “Zogu I”.
KOHA JONË SONDAZH

