Dita Ndërkombëtare e Dhunës ndaj Grave, Luarasi: Shoqëria shqiptare ka rol negativ
Në mbarë botën nis 16 ditëshi i sensibilizimit të luftës kundër dhunës ndaj grave. Profesoreshë Iris Luarasi, e cila ka edhe një organizatë ku trajtohen gratë e dhunuara, thotë se problem i madh për këtë çështje është shoqëria shqiptare. Luarasi ka theksuar se roli i tyre në dhunën në familje është negativ, ndërkohë që ka kërkuar të ndryshohet mentaliteti shqiptar.
”Shoqëria ka një rol të jashtëzakonshëm, shoqëria shqiptare në këtë rast ka një rol negativ. Në vend që ta ndihmojë gruan,janë shumë të ralla rastet kur një komshi që e di shumë mirë se në një familje po ushtrohet dhunë, nuk e denoncojnë, qoftë në mënyrë anonime. Ka humbur fillimisht pjesa e keqardhjes njerëzore mbi të gjitha. Larg vetes time dhe familjes time le të bëhet ç’të bëhet. E dyta, si shoqëri kemi pjesën e thashethemeve dhe përgojimit të njerëzve, duke pretenduar se e dimë shumë mirë se si e ka pasur historinë një perso. Bëjmë të gjithëditurin duke u përpjekur për t’u bërë interesant në tavolinën e kafesë. Nuk e ndihmon fare, sepse një grua që është ulur në tavolinë nuk guxon më ta thotë dhe kur shkon në shtëpi mendon nëse do të bëhet edhe ajo muhabeti i kafeneve nëse ndan burrin. Ky është një mentalitet që duhet të ndryshojë. Nuk duhet të viktimizohet viktima, por dhunuesi”,-tha ajo.