Dita ndryshe e fëmijëve të veçantë. Lehtësi për fëmijët me autizëm

10 vite më parë qendra “Fluturo për jetën” në Elbasan nisi me misionin për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me çrregullimet të spektrit autik.

Një numër i vogël fëmijësh asokohe morën shërbimet pranë kësaj qendre, ndërsa sot, mbi 70 fëmijë marrin shërbime dhe ja dalin të përmirësojnë cilësinë e tpyre të jetës.

Një punë e madh është bërë me fëmijët, por një punë akoma më e madhe është bërë për sensibilizimin në identifikimin dhe ndërhyrjen në kohë.

Tashmë qendra “Fluturo për jetën” zgjeron aktivitetin e saj duke ofruar ndihmë edhe për fëmijët me çrregullime të natyrave të tjera. Ambasada e Bullgarisë ka nënshkruar një marrëveshje me qëndrën për tambështetur aktivitetin e saj.

“Qeveria bullgare dhe unë personalisht jam i angazhuar t’u vijmë në ndihmë fëmijëve me nevoja të veçanta. Ndihma jonë përfshin, jo vetëm fëmijët me nevoja të veçanta, por edhe familjet e tyre. Është mjaft i rëndësishëm reagimi që ne kemi ndaj këtyre fëmijëve”, tha Momchil Raytchevski, Ambasador i Bullgarisë.

Vitit e fundit është vënë re një rritje e konsiderueshme e fëmijëve më çrregullime të spektrit autik. Derisa shkaqet ende nuk janë të qarta, specialistët vënë theksin tek ndërhyrja në kohë.

SHKARKO APP