Dita nis me kthjellime, mësoni si parashikohet të jetë moti sot
Kthjellimet do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë gjithë ditës përjashtuar zonat përgjatë kufirit Lindor, të cilat gjatë mesditës dhe pasdites do kenë kalime vranësirash të lehta.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 23°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.
Dy ekstremet e kontinentit veriu dhe Jugperëndimi paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje. Por kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Europës do të diktojnë mot të kthjellët.
KOHA JONË SONDAZH

