“Dita pa makina”, ja rrugët ku do ndalohet qarkullimi sot në Tiranë

Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” pranë Pallatit të Kongreseve, sheshi “Nënë Tereza”, Pazari i ri, tri rrugë në zonën  e ish-bllokut, dhe hapësira pranë Ministrisë së Arsimit do të jenë sot pedonale dhe nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve nga mëngjesi deri në mesnatë.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet e tjera do të organizojë ditën pa makina, dhe drejtorja e përgjithshme e promovimit të qytetit Julinda Dhame tha se të paktën në një ditë, pjesa më e madhe e Tiranës do ti përkasë këmbësorëve.

Julinda Dhame: Ne do kemi tre sheshe të bllokuara, që do të thotë do kemi tre sheshe me evente. Sheshi i parë është tek Rruga e Kavajës, prapa ministrisë së Arsimit. Aty do të bëhët një panair për librat ekologjik me organizata dhe shoqata pro mjedisit. Kemi sheshin “Nënë Tereza” ku do jetë një panair për mënyra të tjera alternative të transportit dhe bicikleta patjetër. Do të promovojmë rrugët që po bën bashkia për bicikletat, dy rrugët e bllokut, të cilat do të kthehen në pedonale atë ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ketë një sëri aktiviteshe të organizuara nga bashkia e kryqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Julinda Dhame: Dua të lajmëroj të gjithë qytetarët e Tiranës  që të jenë të përgatitur për këtë ditë pasi dita pa makina nuk është një event i bashkisë, por është ndërgjegjësim që bën bashkia për qytetarët e vet.  Të kenë mundësi në mbrojtje të shëndetit, të ecin me bicikletë të ecin më këmbë dhe ti përdorin sa më pak makina.

Pjesë e aktiviteteve të ditës pa makina dhe javës janë pedalimet nga nxënësit e shkollave dhe aktivitete ndërgjegjësuese me mesazhe në mbrojtje të mjedisit.

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

  1. “Dëshmorët e Kombit”, segmenti përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;
  2. Rruga “Kont Urani” (te klubi “Heminguej”), do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;
  3. Rruga “Brigada VIII” deri ne kryqëzim me rrugën “Vaso Pasha”;
  4. Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ku do te zhvillohen aktivitetet

Aktivitetet do të zhvillohen në 3 zona kryesore: Përgjatë rrugës ‘’Kont Urani’’, segmenti nga rruga ‘’Durrësit’’ deri tek rruga ‘’Mihal Duri’’, do të zhvillohet një minipanair libri me botime mjedisore dhe jo vetëm. Ndërkohë që rruga ‘’Luigj Gurakuqi’’ deri tek sheshi ‘’Avni Rustemi’’, do të shërbejë për promovimin e mjeteve ekologjike të transportit. Gjithashtu edhe disa rrugë në zonën e ish-Bllokut do të kthehen në hapësira shërbimi për njerëzit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?