Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 15:31 Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel Tenerife do të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel, i cili humbi jetën pas një përplasjeje me portierin e Andorrës. Klubi spanjoll…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Ditë e mrekullueshme për Amerikën”, Biden del pa maskë: Nëse jeni të vaksinuar…

Aktualitet E premte, 14 Maj 2021 08:32
”Ditë e mrekullueshme për Amerikën”, Biden del pa maskë: Nëse jeni të vaksinuar…
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

”Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën”, tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska. Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi. “Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë. Bëni vaksinën ose mbani maskë derisa ta keni bërë”. Udhëzimi vazhdon të kërkojë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë, spitale, burgje dhe qendrat e të pastrehëve, por kjo do të ndihmojë në hapjen e rrugës për rihapjen e vendeve të punës, shkollave dhe vendeve të tjera, madje edhe shmangien e nevojës për distancim fizik për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Të gjithë e kishim pritur këtë moment, kur mund t’i kthehemi një farë ndjesie normaliteti”,-tha Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së, në një konferencë më herët në Shtëpinë e Bardhë. Për të ndryshimi i shumëpritur bëhet falë miliona njerëzve që janë vaksinuar dhe bazohet në studimet e fundit shkencore më të fundit se sa mirë po funksionojnë ato. “Kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme – të mëdha ose të vogla – pa veshur maskë dhe pa u distancuar fizikisht,” tha Dr. Walensky. “Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që nuk po i bënit për shkak të pandemisë.” Udhëzimi i ri ka të ngjarë të krijojë konfuzion, pasi nuk ka asnjë mënyrë të pagabueshme për bizneset ose të tjerë që të bëjnë dallimin mes atyre që janë vaksinuar plotësisht dhe atyre që nuk janë vaksinuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Miliona Amerikanë po bëjnë veprimin e duhur dhe po vaksinohen, por punonjësit e domosdoshëm janë ende të detyruar të luajnë rolin e policit të maskës për blerësit që nuk janë të vaksinuar dhe refuzojnë të ndjekin masat lokale të sigurisë për COVID,” tha Marc Perrone, presidenti i Sindikatës për Punonjësit e Industrisë së Ushqimit. “A mos duhet që ata tani të bëhen police vaksinimi?”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dr. Walensky dhe Presidenti Biden thanë se njerëzit që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska brenda. “Kemi ardhur deri këtu, ju lutemi mbrojeni veten deri në vijën e finishit,” tha zoti Biden, duke theksuar se shumica e amerikanëve nën 65-vjeç nuk janë ende të vaksinuar plotësisht. Ai tha se qeveria nuk do të kontrollojë udhëzimet për maskat për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht. “Ne nuk do të shkojmë të arrestojmë njerëzit,” shtoi zoti Biden, i cili tha se ai beson se populli amerikan do vetë të kujdeset për fqinjët e tij. “Nëse nuk jeni vaksinuar, mbani maskën për mbrojtjen tuaj dhe mbrojtjen e njerëzve të tjerë që nuk janë vaksinuar akoma.”

Mund t'ju interesojë

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Para 23 minutash
Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyl...

Para 36 minutash
Zjarr në Zvërnec, flakët kërcënojnë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Zjarr në Zvërnec, flakët kërcënojnë pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Para 55 minutash

Paqartësia mbi faktin se kush është dhe kush nuk është vaksinuar bëri që Lawrence Gostin, një ekspert i së drejtës së shëndetit publik në Universitetin Georgetown, t’i quajë udhëzimet e CDC-së “konfuze dhe kontradiktore”. “Publiku nuk do të ndihet komod në një hapësirë të mbushur me njerëz nëse nuk është i sigurt nëse personi pa maskë që qëndron pranë tyre është apo jo i vaksinuar,” tha ai. Njoftimi erdhi ndërsa shumë shtete dhe komunitete tashmë kanë hequr mandatet e maskave mes rënies së numrit të infkesioneve dhe ndërsa më shumë amerikanë nuk po i përdorin maskat pas vaksinimit.

Deri tani më shumë se 154 milion Amerikanë, gati 47% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe gati 119 milionë janë vaksinuar plotësisht. Ritmi i vaksinimeve është ngadalësuar në javët e fundit, por me autorizimin të mërkurën të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në ditët në vazhdim pritet një fluks i ri vaksinimesh. “Le të jemi të duruar, me njëri-tjetrin,” tha zoti Biden, duke pranuar se disa amerikanë mund të hezitojnë të heqin maskat pas më shumë se një viti që jetojnë në një pandemi që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 584,000 njerëzve në SHBA dhe më shumë se 3.3 milion njerëzve në të gjithë botën.

Njoftimi i CDC se amerikanët mund të fillojnë të heqin një nga simbolet më të dukshme të pandemisë, është në kontrast të thellë me vendet e tjera, ndërsa pjesa më e madhe të botës ende po lufton për të frenuar virusin midis pabarazive globale në vaksinime. Dr. Walensky tha se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se vaksinat janë po aq mbrojtëse në botën reale sa ç’kishin treguar studimet e mëparshme dhe se deri tani ato vazhdojnë të funksionojnë edhe pse po përhapen disa versione shqetësuese të mutacionit të virusit. Ka disa përjashtime. Dr. Walensky inkurajoi ata që kanë sistem të dobët imunitar, të tilla si nga transplantet e organeve ose trajtimi i kancerit, të flasin me mjekët e tyre para se të heqin maskat. Udhëzimi i ri pati një efekt të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka marrë një qasje të kujdesshme për të lehtësuar kufizimet e virusit. Personeli u informua se maskat nuk do të kërkohen më për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar. /VOA/

Etiketat e lidhura

Covid-19Joe BidenmaskeUSA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel
Para 6 minutash

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë
Para 23 minutash

Nga Shqipëria drejt Europës, zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me shqiptarë

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës së Aleancës në Toulouse
Para 36 minutash

Mélenchon kërkon daljen e Francës nga NATO: shtetëzim i kompanive të mbrojtjes dhe mbyllja e qendrës s...

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë
Para 51 minutash

PDK kryetar i ri: analistët paralajmërojnë ndikimin e grupeve të interesit në garë

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 5 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 9 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.