Ditë me diell, por temperatura më të ulëta. Parashikimi i motit për sot

Sot mbeten masat ajrore të qëndrueshme prezente në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë dominim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Mbetet paraditja në Kosovë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat Veriore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë territorin e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?