Ditë me diell por temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot
Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të ditës.
Në mesditë priten zhvillime të vranësirave përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim veiperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare deri 10m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 1 deri 19°C, në zona e ulëta 3 deri 25 °C,në zona bregdetare 7 deri 24 °C.