Ditë me diell por temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë Verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare, të cilat në relievet malore në lindje dhe zonën e Jugut hera-herës, do të jenë deri të dendura.

Në zonën e jugut vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjegull/mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Era parashikohet të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim Verilindje-Juglindje, me shpejtësi mesatare 3-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton shpejtësi 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?