Ditë me diell por temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale, duke sjellë mot të kthjellët dhe relativisht të ftohtë.

Më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht në zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin herë pas here kalime vranësirash të pakta nëpër të gjithë territorin, megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -2°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 17°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, duke krijuar në brigjet detare Valëzim të ulët.

SHKARKO APP