Ditë përvëluese sot, temperaturat arrijnë rekord! Parashikimi i motit

Dita e sotme do të jetë me temperatura rekord që arrijnë deri në 41 gradë celcius!

Këtë të premte mbi vnedin tonë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 39°C
në zonat e ulëta 22 deri 41°C
në zonat bregdetare 23 deri 39°C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjekët këshillojnë të moshuarit dhe fëmijët të mos qëndrojnë në diell në orët e pikut, nga ora 12 e mesditës deri në orën 16.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?