Ditë zie për Bashkim Finon, anulohet takimi i Bashës në Fier

Anulohet takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha në Fier pasi dita e sotme u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetti socialist Bashkim Fino. Kreu i PD Fier Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Fino. Flamuri shqiptar dhe ai i PS-së janë ulur në gjysmë shtizë në nderim të Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij“,- thuhet në njoftimin nga Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?