Ditën biznesmen, natën hajdut i pamëshirshëm! Thesar i vërtetë në vilën luksoze
Biznesmen gjatë ditës dhe hajdut i pamëshirshëm gjatë natës. Kjo është fytyra e dyfishtë e Taulant Lekës, banorit 30 vjeçar shqiptar me banim në Toti a Castagnole, i arrestuar të premten mbrëma nga karabinierët.
Ai u arrestua bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë po shqiptar, përkatësisht Mirsad Arci, 31 vjeç dhe Edmir Sadiku, 42-vjeç.
Ata akuzohen për dhjetëra vjedhje të shtëpive javët e fundit në provincën e Trevisos, në veçanti në Vittoriese dhe në Belluno. Patrullat e policisë në zonë ishin vënë në dispozicion të banorëve për shkak të motit të keq.
Ata u kapën pranë urës Busche bashkë me sendet e vjedhura nga katër grabitjet e kryera. Atyre ju gjetën orë Rolex dhe Cartier, bizhuteri të shtrenjta, syze dielli dhe mjete elektronike. Ata vidhnin gjithçka që u dilnin para syve.
Gjithashtu ka identifikuar një vilë luksoze në Treviso, ku ajo ishte fshehur sendet e vjedhura, përfshirë bizhuteri të shumta, unaza martese, gurë të çmuar dhe artikuj të tjerë.
Taulant Leka është bashkëpunëtor i kompanisë Mediatech dhe shiste materiale ndërtimi.
Kompania ka 11 të punësuar dhe në kohët e fundit është përfshirë në disa punë në provincën Belluno.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

