Ditën e Verës e feston në një familje në Tiranë/Gjosha: Kjo do të jetë aleanca më e madhe qytetare që ky vend ka parë
Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh edhe kandidate për deputete e LSI-së për zgjedhet e 25 prillit, Ditën e Verës e ka kaluar pranë një familje në njësinë nr 7, aty ku është edhe drejtuese.
Teksa ka shprehur falënderimet për mikpritjen, Gjosha përmes një postimi në facebook, thotë se kjo do të jetë aleanca më e madhe qytetare që ky vend ka parë.
”Emocion shumë i madh të festoja Ditën e Verës, në këtë familje të mrekullueshme, në njësinë 7 të Tiranës! Bashkë me mikriptjen, ndjeva mbështetjen e madhe për ndryshimin e 25 Prillit. Jam pranë jush sot por edhe më shumë pas zgjedhjeve. Kjo do të jetë aleanca më e madhe qytetare që ky vend ka parë ndonjëherë”,-shkruan Gjosha.