Dita e Verës, Erion Veliaj: 24 orë festë, 34 evente. Eja festojmë së bashku
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për Ditën e Verës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj njofton se për të festuar 14 marsin si Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një program të plotë me 24 orë festë dhe 34 evente të ndryshme.
Me një kalendar të ngjarjeve të shumëllojshme, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.
“14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! Shih kalendarin e eventeve dhe eja festojmë së bashku Ditën e Verës. P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj.