Ditmir Bushati mesazh prekës për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos: Na trondite me ikjen tënde të parakohshme
Aktualitet E Hënë, 29 Mars 2021 09:49
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u është bashkuar mesazheve për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino, i cili ishte i prekur nga koronavirusi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Bushati shprehet i tronditur për ikjen e parakohshme të Finos.
“Na trondite me ikjen tënde të parakohshme Bashkim Fino💔 U prehsh në paqe miku ynë i mirë🙏”, shkruan Bushati.