Divjaka nuk njeh ligj, motorët pa targa “pushtojnë” qytetin

Emisioni investigativ BOOM ka sjellë fakte, ku tregohet qartë se në Divjakë më shume se 80 % e mjeteve motorike që qarkullojnë nuk kanë targa.

Prezenca e uniformave blu është formale, pasi drejtuesit e mjeteve motorike  pa targa lëvizin të pashqetësuar nga patrullat policore.

Punonjësit e policisë nuk japin asnjë shpjegim në lidhje me këtë fenomen .

Me sa duket urdhri vjen nga “lart” pasi në mungesë të argumentit punonjësit e policisë drejtojnë gishtin nga salla operative dhe nga eproret.

Shefi i patrullës mbyll sytë përpara këtyre shkeljeve dhe largohet pas pyetjes së gazetares së BOOM.

Gazetarja: Po bëj një vëzhgim dhe po shoh se 80% e mjeteve motorike nuk kanë targa.

Polici: Nuk e di, nuk të jap dot shpjegim. Shko te salla operative për shpjegim.

Gazetarja: Po kur janë këtu, pse nuk i ndaloni?

Polici: Të kërkoj llogari unë ty, ti pse më kërkon llogari mua? As ti nuk mund të më kërkosh llogari, se kam një epror unë.

Shefi: Ne ushtrojmë kontrolle, por…

Gjatë realizimit të këtij investigimi operatori i emisionit ‘BOOM’ u kërcënua nga një qytetar  në prani të forcave policore.

Ky fakt nuk e shqetëson aspak policinë e Divjakës ashtu sikurse nuk e shqetëson fakti që motorët pa targa kane “pushtuar” qytetin.

SHKARKO APP