Divjaka pa energji elektrike (FOTOLAJM)
Aktualitet E Diel, 11 Korrik 2021 08:01
Moti i keq me reshje e stuhi përgjatë natës midis të shtunës dhe kësaj të diele ka lënë pa energji elektrike zonën e Divjakës. Sipas njoftimit të OSHEE-së, dëmet gjatë natës kanë qenë të shumta. Megjithatë, grupet e punës ndodhen në terren, e po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të dritave për këtë zonë.


