Divjakë, shpërndahen librat falas
Në shkollën e Germenjit dhe atë të Remasit në bashkinë Divjakë, u shpërndanë librat falas. Zv.kryeministri Erjon Braçe solli në vëmendje se librat falas kanë nisur të shpërndahen edhe në Divjakë, sikundër në të gjithë vendin. Ekipi i punës vazhdon të shpërndajë libra falas për fëmijë nga klasa e 1-5 dhe kategoritë e shtresave në nevojë. ”Edukim për çdo fëmijë; librat falas! Çdo fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e pestë, çdo fëmijë nga familje në nevojë, me ndihmë ekonomike apo aftësi ndryshe; ju garantojmë libra falas”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

