Divorci dhe sherri Lapaj-Shabani, tezja 60-vjeçare që mund të marrë mandatin

1 mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri. Pas akuzave në distancë dhe ambicies së Zeqir Kordhonit, dajës së Endri Shabanit, për tu bërë deputet, në lojë është futur tezja e Adriatik Lapaj, e cila rezulton e para në listën e mbyllur të ”Nisma Shqipëria Bëhet” dhe mund të ”hakmerret” për nipin e lënduar.

Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë sot për fatin e mandateve të këtij qarku, Lapaj dhe Shabani po zhvillojnë një betejë publike se kush do futet në Kuvend në shtator. Një ditë më parë kryetari i “Shqipëria Bëhet”, u përbetua publikisht se as Shabani dhe asnjë familjar i tij nuk do të gëzojë mandatin e Tiranës.

Sigurinë Lapaj e ka nga tezja e tij Ana Dajko, e para në listën e mbyllur. 60-vjeçarja me arsim të mesëm, nga Saranda të cilës i takon mandati. Në KQZ Dajko nuk ka depozituar asnjë shkresë për marrje mandati ndërsa shkresa e vetme është ajo për heqjen dorë nga mandati, e depozituar në grup me të gjithë kandidatët e listës së koalicionit, me datë 11 Maj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo është ”asi” nën mëngë i Lapajt për tu ”hakmarrë” ndaj Shabanit që po kërkon t’i prishë ëndrrën për deputet. Java e ardhshme pritet të sqarojë shume gjëra pasi Komisioneri do duhet të shpërndajë mandatet e qarkut Tiranë ndërsa Lapaj dhe Shabani kanë dhe pak kohë për të negociuar se kush do të futet në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?