Divorci Meta-Kryemadhi, caktohet gjyqtarja e dosjes

Caktohet gjyqtarja që do të gjykojë padinë e Ilir Metës për divorc me Monika Kryemadhin. Ajo është Fahrije Budo. Padia shqyrtohet në gjykatën e Tiranës. Meta zbuloi se më 20 qershor 2024 se nisi procedurat e divorcit nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë. Meta deklaroi se do të ndiqte rrugën ligjore për këtë çështje dhe se kishte njoftuar edhe djalin e tij Besarin.

SHKARKO APP