Divorcohet Inva Mula nga bashkëshorti, Hetem Ramadani?

Një nga çiftet më të pasura shqiptare, sopranoja Inva Mula dhe bisnesmeni Hetem Ramadani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Burime të afërta me çiftin për Telegrafin konfirmuan se pas disa vitesh së bashku raportet mes tyre janë ftohur duke dërguar deri në ndarje. Inva dhe Hetemi nga martesa e tyre kanë vajzën e quajtur Nina, e cila mban emrin e nënës së ndjerë të saj.

Inva Mula është dive e artit shqiptar dhe mbetet një ikonë e vlerave të kulturës shqiptare.

Ledina Çelo: Ata nuk janë ndarë

Ledina Çelo ka kaluar disa ditë pushimesh në Dubai me familjen e saj, një rikthim brenda disa muajsh në qytetin ku mesa duket të gjithë janë ndjerë mirë.

ledd

Një nga ngjarjet e veçanta që ajo ka dashur të ndajë bashkë me plazhet dhe resorted mahnitëse, është edhe një darkë miqësore që ka kaluar me sopranon e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula.
Inva mesa duket, gjithashtu ka qenë në Dubai për disa ditë pushime para koncertit që e pret në New York, në 26 mars e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani dhe shumë elegante si zakonisht.
Nëse këto kohë kemi dëgjuar më shumë sesa një herë për ndarjen e tyre, ja ku është prova që Mula dhe Ramadani janë bashkë.
Në darkë, çiftet kanë marrë edhe fëmijët e tyre, tre biondë të këndshëm./RevistaClass

SHKARKO APP