Dizdarët, Tempull Arti, duke përdorur pasionin dhe pensionin

Nga THOMA NIKA –

Kanë kaluar gati 25 vjet. Por e kam të freskët sikur të kenë kaluar 25 ditë, intervistën e parë që kam bërë atëhere më muzikantin e shquar shqiptar Limos Diz-dari. Vendimi i tij pa kthim për të lënë Tiranën, për Ksamilin, ishte superlajm për kohën e për çdo kohë qoftë. Ndaj gazetarët u turrën kush e kush ta intervistonte më parë. Falë raporteve mjaft miqësore dhe njohjeve të hershme me Profesorin, u ndjeva i prvilegjuar dhe më i preferuari ndër kolegët.
Isha me nderimin dhe me emocionin se përpara kisha një emër të madh, që fondit të muzikës shqiptare i ka dhënë vepra, të cilat qëndrojnë si gurë të mëdhenj, si ato të Butrintit të lashtë. E dija se rruga e përshkuar prej tij është një trajektore në ngjitje të shpejtë: nga një shef muzike në Sarandë, në një karrierë me shkëlqim profesional në kryeqytet. Dija edhe se arti i muzikës kishte një derë, që e nxorri për ca kohë në oborrin e politikës në pluralizëm. Si çdo artist i vërtetë, në truall të politikës, të paragjykuar si tokë ku krjimi zëvendësohet nga mashtrimi, edhe ai mori zhgënjimin dhe nënshkroi divorcin. Pas kësaj, “parashuta” e tij u rregjistrua të hapej në Ksamil, për t’iu rikthyer sërish tokës së artit dhe muzës së artistit.

Limosi më tregoi ëndrrën që lidhej me Ksamilin dhe me projektin e tij për Qendrën e Artit “Dea”, që ai e kishte të ngritur brenda ëndrrës së tij. Një vatër kulture e prejardhur si ngrehinë nga sistemi i rrënuar i agjitacion-propagandës, u shkërmoq deri në suvatë e vjetra. Por guri mbeti dhe u gjend dikush, që e nxorri nga koma dhe e ringriti më këmbë, pothuajse nga e para. Sallës iu shtuan llozhat rretheqark, u ndër-tua një raport i ri mes mes skenës dhe sallës; u instaluan shandanët dhe një sistem i tërë ndriçimi, sipas konceptit modern; u përsos me teknika bashkëkohore cilësia akustike; zunë vend ndenjëset e hijshme, tipike për një sallë teatri; u klimatizua mjedisi.
Në qendër të skenës u vendos “kryefjala” e kësaj Qendre Arti: pianoja, ajo që e bëri të shquar artistin Limos Dizdari. Pianoja, që u bë edhe “kumbara” e vetme e lidhjes së përjetshme të tij me Adrianën. Muzikantit Limos Dizdari iu desh të verë si kolateral shtëpinë e pastaj ta shesë atë, për të shlyer këstin e parë të kredisë që mori për ngritjen nga e para të Qendrës së Artit në Ksamil. Një Qendër që mbahet në këmbë prej pasionit dhe prej pensionit të tij.
Kur po shkruaja intervistën e parë me Limos Dizdarin, m’u kujtua ajo thënia e mençur e Tolstoit, që definon se në metropole vegjetojnë mediokrit, ndërkohë që provincat djegin talentet. Dilema ishte e madhe: arratia e Dizdarëve nga Tirana do të ishte një vetëdjegje në Ksamilin më tepër se provincë, apo ata do t’ia dilnin t’i jepnin Ksamilit tipare të një metropoli muzikor.
Në se do të kishte ndodhur e para, nuk do të kishte as arësye për ta shkruar këtë profil sot. Ëndrra nuk mbeti ëndërr dhe nuk ka asnjë mëdyshje se kjo Qendër Arti, me emrin e Deas, Mbretëreshës së Butrintit aty pranë, është sot si një gur i çmuar në stolitë e Ksamilit. Prej plot 25 vitësh, Qendra e Artit “Dea”, vezullon si rubin në asetet e kësaj treve jugore. Atje ku gjen ishuj panoramikë, një anëdet të pastër e plot gjire për t’u larë, ku gjen gjelbërimin si tantellë për kaltërinë e Jonit, si dhe peshkun e midhjen, (që këtu shijojnë më shumë se kudo gjetkë), gjen edhe Qendrën e Artit “Dea”, si një produkt të realizimit të ëndrrës së dy njerëzve: Adria-nës dhe Limosit. Plotësimi i kësaj ëndrre do të ishte i pamundur pa angazhimin e tri vajzave të tyre, si vlera të larta artistike, si ideatore me vizione të mëdha për të ardhmen, si kontributore të rëndësishme për realizimin e saj. Duke parë kruazierat e mëdha turistike, teksa kësaj Qendre Arti i kalojnë pothuaj si në brryl, Limosi po më thoshte si ëndërrimtar, që kjo Qendër do të ishte e denjë për t’u mbajtur deri edhe Forumi i Crans Montanës. Kjo dëshirë dhe profeci e tij ende nuk ka dalë, por Limosi mbetet nga ata që ëndrrës i jep krahë dhe fluturon bashkë me të.
Në këndvështrimin e tij, Ksamili dhe Saranda kanë të gjitha çfarë duhen, që dëshirat të mos duken utopi. Dhe rendiste arësyet: Pak milje më tej, po të zgjatësh dorën, ke prekur Europën dhe mentalitetin europian, nëpërmjet prekjes së ishullit të Korfuzit. Si avantazh të madh llogariste faktin që Qendra e tij e Artit, është shumë pranë me një qendër të madhe të kulturës botërore, siç është Butrinti, 28 vjet nën mbroj-tjen e UNESCO-s. Në këtë “rrethim” kulturor, mjafton të duash, që të bësh, shprehej i ngazëllyer “i arrati-suri” prej metropolit shqiptar. Dhe, nga dëshira e vizioni, u kalua tek strukturimi i funksioneve të Qendrës së Artit: me kurse jo vetëm për mësimin e pianos, por edhe të gjuhës angleze, të kompjuterit e informa-tikës, me kursin e gazetarëve të rinj e me kompletimin si institucion edhe me botimin e gazetës së vet “Pe-lod”. E po kështu, me ngritjen e Fondacionit me të njëjtin emër, Pelod, që lidhet me emrin antik të Liqenit të Butrintit. Më kujtohen të tëra këto sot, kur Limosi është duke negocuar që këtë Qendër Arti ta bëjë edhe me një faqe webi të vetën, si një nevojë komunikimi dhe promovimi për “Dea”-n.
Në një intervistë të dytë, 15 vite më pas, e pyeta profesorin se çfarë u dha dhe çfarë u mori aventura e arratisjes nga Tirana, në një Ksamil, që me vështirësi e kthen-te fytyrën nga Qendra e tyre e Artit’ Dea”.
Në përgjigjen e tij, ndjehej i plotësuar në ambicien e fillimit, përderisa ia dolën t’i kthejnë ish-kino-teatrit të braktisur funksionet e një qendre të kulturës dhe artit në kuptimin modern, në të gjitha mjediset përbërëse, të restauruara dhe kuruar sipas vizionit të ri. Teatri, me emrin e bukur “Dafinat”, shërben si sallë koncertesh, sallë spektaklesh, sallë teatri dramatik, teatër operash, teatër i baletit dhe sallë kinemaje. Qendra e Artit ka pinakotekën e vet, padyshim një nga sallonet më të bukura në vend. Ajo përmbush fun-ksionet e një Galerie, të zhvendosur nga Tirana në një peizazh natyror si Ksamili, e quajtur salla “Odise Paskali”.
Salloni i librit është një tjetër aset, me emrin e “Naim Frashëri”, ngacmuar nga fakti që Naimi ka qenë doganier për disa vite (1874-1876) në Sarandë, ku edhe ka vjershëruar dhe mbolli farën e lules bu-gonvilja. Emri i balerinës së jashtëzakonshme Isador Duncan, tronditësja e skenave të Amerikës, Londrës e Parisit, gjithashtu është ringjallur në mjediset dhe funksionet e Qendrës “Dea”. Nën presionin pozitiv të Limosit, vendimmarrja vendore i dha shetitores buzë gadishullit të Ksamilit, emrin e balerinës së fam-shme. Të asaj Isadore që ka një histori lidhjeje të pandashme me Sarandën e Lëkurësin, pasi ajo u vendos për 6 muaj (1913), së bashku me të vëllanë, që sillte ndihma humanitare në Shqipëri.
Në fasadën hyrëse çdo vizitori dhe frekuentuesi të Qendrës së Artit “Dea”, i japin mireseardhjen e parë bustet e Bethovenit, të Nolit dhe Naimit. Siç këto buste preken e flasin, e prekshme është se Qendra e Artit “Dea” është një mundësi kon-krete, që ofron shanse të barabarta për banorët e Ksamilit, për ta jetuar jetën njëlloj si banorët e Korfuzit. Ksamiliotët janë destinacioni i parë. Kanë funksionuar parale-lisht disa kurse, duke nisur nga ai i baletit, me solist një balerin të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, ardhur nga Tirana. Më “e populluara” është klasa e pianos, ku kanë marrë mësimet e para nxënës e studentë, që sot vazhdojnë studimet në Aka-demi Arti të botës. Dhjetëra fëmijë nga Ksamili, Saranda, Gjirokastra etj., frekuen-tojnë këtë Qendër, për të marrë mësime muzike. Ndjekësit e mësimeve të kësaj Qendre i kanë hapur vetes perspektivë të sigurt për studimet e tyre më të larta. Në liceun e Akademinë e Artit në Tiranë, po se po, por edhe në Lion të Francës vazh-dojnë studimet për piano, nxënës të përgatitur në këto mjedise, të cilat burojnë art të kultivuar. Limosi e Adriana, ndonëse tashmë të moshuar, punojnë me pasion të shtu-ar për të shpërndarë kulturë dhe art këtu, ku ishte e shurdhët jeta kulturore e artistike.
E kam pyetur Limosin se çfarë do të thotë ky investim. Koshienca dhe qartësia e përgjigjes së tij janë befasuese: “Unë e di se “Dea” është një investim i madh për ta ndërtuar, por dhe një investim i dytë për ta mbajtur”, thotë ai.
Me të marrë trajtë si institucion arti, Profesori Dizdari programoi dhe shpalli konkursin “Mentor Xhemali”, ku u ftuan këngëtarë nga bota dhe nga vendi. Veç kësaj, u ideua organizimi i festivalit të këngës së vendeve që lagen nga deti Jon, me pjesëmarrjen e vendit tonë, të Greqisë, Italisë, Libisë, Maltës, Spanjës, Egjiptit. Të ngacmuar nga fakti që ekipi i shahut i Sarandës është prej kohësh kampion vendi, Dizdarët tentuan të krijojnë “fqinjësi të mirë” mes artit dhe sportit të mendjes, pavarësisht që realizimi konkret i mbetet të nesërmes.
Qendra “Dea” nuk u krijua që të mbetet si një stoli pa jetë. Stolia e saj janë njerëzit, artistët dhe spektatorët, tingujt dhe ngjyrat, spektaklet dhe ekspozitat, sim-poziumet dhe konkurset, që kanë ndjekur njeri-tjetrin, sipas një orientimi të qartë kulturor. Pas 8 edicioneve në kryeqytet, këtu i zhvendosi gjithë edicionet vijuese Konkursi Ndërkombëtar “Këngët e Tokës”. Nga 20 vitet e jetëshkrimit të vet, 12 edicione ky konkurs, i ka në Ksamil. Klubi i krijuesve sarandiotë e ksamiliotë, “Jonianët”, këtë Qendër e ka si shtëpinë e vet, ku shkohet për një promovim apo diskutim krijues, por edhe për një kafe a çaj mes miqsh krijues.
Në pinakotekën e Qendrës së Artit “Dea”, është çelur Ekspozita “Blic 13”, me autorë studentë të Akademisë së Arteve dhe nxënës të Liceut Artistik “Jordan Misja” (2008). U zhvillua këtu e para pasarelë bukurie në Ksamil, një sfilatë në skenë të hapur me shkollarët. (2011). Është ndalur këtu aktiviteti i grupit të të rinjve italianë e shqiptarë, i quajtur “Kreativita”, projekt në kuadër të programit “Interreg 3”. Koncerti “Virtuozët e së ardhmes”, me një grup studentësh për violinë, udhëtuan nga Anglia, Amerika e Australia, për të performuar këtu, nën drejtimin e Alda Dizda-rit, pedagoge në Royal Academi. (2013).
“Një libër i lexuar, një mendje e ndriçuar, një fëmijë i shpëtuar”, ishte një tjetër projekt kulturor i “Dea”-s, me sallonin e vet “Migjeni”, që nxiti kthimin e dashurisë për librin ndër nxënësit e mësuesit e shkollave të Ksamilit dhe Sarandës (2017).
Nuk është aspak vështirë për të kuptuar se “Dea” përfaqëson tani një rrjet institucionesh të përngjashme, që funksionojnë në disa kryeqytete dhe qytete të botës, atje ku jetojnë dhe krijojnë vajzat e çiftit Dizdari, gjithashtu artiste. Ato kanë nisur të funksionojnë sipas parimit të enëve komunikuese.
Këto vite funskionimi për “Dea”-n, janë kthyer në vite eksperience dhe aftësie të fituar për të realizuar jo vetëm veprimtari lokale, por edhe kombëtare e ndër-kombëtare. Në emër të dashurisë e të respektit për qytetin, qytezën dhe komunitetin viti 2018 dhe 2019, ka patur një kalendar ambicioz veprimtarish. Projekte interesante u bënë edhe për sivjet, por situata e veçantë e pandemisë, kompromentoi pothuaj gjithçka.
Për të mos u harruar është që Qendra “Dea” është kthyer në lektorium të disa profesorëve nga vende të ndryshme europiane, të cilët çelën shkollën e parë të restau-ratorëve shqiptarë e të huaj. Salla e “Dea”-s nuk mungoi të kthehet në auditorium për të hedhur dritë të re mbi figurën e Skënderbeut, në Vitin e Skënderbeut” (2018).
Edhe dështime ka, por tërheqje jo. Një prej “të pamundurave” ka qenë projekti për krijimin dhe organizimin e Ansamblit të Sarandës. “Sipërmarrja jonë, – shpjegon profesor Dizdari për këtë projekt – përfaqëson një angazhim të domosdoshëm dhe shumë të dobishëm: t’i shtosh qytetit sa më shumë tinguj artistikë, me angazhimin për të përzënë zhurmat, që ngacmojnë nervat e qytetarëve të tij”.
Një fletë më vete e kalendarit artistik të realizuar, është koncerti Jubilar për 550-vjetorin e vdekjes së Skenderbeut, si dhe takimi konkurrues i grupeve teatrore të shkollave të rajonit; Festivali “Netët e librit në Sarandë”, nje veprimtari midis panairit, takimeve me krijues e artistë dhe konkursit “Kush lexon me shumë”. Fëmi-jët janë qendra e vëmendjes.
Prandaj në plan-kalendarin e “Dea”-s ka qenë edhe realizimi i Operetës për fëmijë “Orët”, si dhe koncerti instrumental me fëmijë të Sarandës. Poetët e shkrimta-rët, “Dea” i vendos përballë spektatorit në Teatrin e Butrintit, sikurse ka ftuar që realiteti i sotëm të vijë në telajot e piktorëve. Janë programuar e realizuar disa takime me njerëz të shquar të historisë, shkencës, artit e kulturës. U krijua infrastruktura për kthimin te spektatori i festivalit për fëmijë, si dhe festivalit për të rinj e të rritur. Koncertet me këngëtarë lirikë dhe me këngë qytetare nga Korça, Shkodra, Saranda e me fragmente nga vepra muzikore “Komuna e Parisit”, janë disa projekte të tjera, që kanë pritur mbështetje e partneritet dhe nuk e kanë gjetur atë. Por programimi nuk ndalet, thyerje nuk ka. Një takim me klasat e dancit të Tiranës dhe Kosovës, apo realizimi i balet-operas “Isador Duncan”- komplet ose fragment, janë në planet krijuese dhe interpretuese të çiftit Dizdari.
Çifti Dizdari e përjeton si festë çdo shkuarje të njerëzve në Qendrën e tyre të Artit. Për të ndarë me ta emocionin e një koncerti apo konkursi, për të marrë mesazhe dhe dituri nga lektoriumet e auditoriumet që organizohen. Por edhe për të marrë kënaqësinë e të folurit çiltërsisht e miqësisht, në një mjedis të arreduar me art dhe me dashurinë për të bukurën, për lulen, për pemën, që këtu është e pandarë nga dashuria për ngjyrën dhe tingullin.
Po aq, Dizdarët janë njerëz komunitarë, të papërtuar për të shkuar e për të folur edhe ata me njerëzit: për një çesëm të mbetur pa ujë, për një pemë të thyer në tro-tuar, për një kosh plehërash që nuk zbrazet në kohë apo për një tjetër që nuk mbushet sepse plehërat hidhen përtokë, për organizimin e një festivali që nuk duhet të dështojë…
Shpesh ata i sheh të ngjisin shkallët e ndërtesës së Bashkisë, për t’i sugjeruar, kërkuar apo kujtuar diçka, për të dorëzuar një projekt të ri, apo për të ndarë kënaqë-sinë e një suksesi me miq të mirë.
Muzikanti Limos Dizdari është pjesë e Forumit Qytetar, prej nga vjen opinioni dhe reagimi i parë për projekte infrastrukturore që priten të zbatohen apo për dukuri që shqetësojnë komunitetin. Fjala e Limosit atje, është shpesh përcaktuese për “kursin” që duhet mbajtur. I ka peshë fjala dhe argumenti, edhe kur nuk flitet për politika kulturore, por për strategji të turizmit, për partneritetin publik-privat, apo për politika sociale, që vendimmarrja duhet të adoptojë.
Limosin e sheh të përshëndetet e përqafohet edhe me njerëz që nxitojnë t’i flasin vetë të parët dhe i kujtojnë me respekt vitet e nisjes së karrierës së tij muzikore në Sarandë. I flet me përzemërsi peshkatari dhe shoferi i atyre viteve, ish-mësuesi që sot është pensionist, ish-banakierja e kafenesë së tij të preferuar, punonjësi i arkeolo-gjisë në Butrintin e zgjuar nga koret e organizuar prej Limos Dizdarit. Një Artist më shumë se i Merituar, jo prej titullit që mban, por prej vendit që veprat e tij muzikore kanë në memorjen e njerëzve të thjeshtë dhe për komunikimin e ngrohtë e njerëzor me të gjithë.
Rrethi i tij shoqëror janë njerëzit e artit, më së pari të muzikës, por edhe aktorë, regjisorë, njerëzit e medias, të vendimarrjes vendore, të drejtësisë, autorë librash. Me të gjithë ka dëshirë të bisedojë dhe debatojë, ka kontakte dhe komunikim të vazhdueshëm, i cili shpesh mbyllet me ftesën: “Të pres për një çaj a një gotë verë në fundjavë te “Dea”.
Miqësitë e vjetra ruhen e përtërihen, të reja krijohen e forcohen, mbi trasenë e profilit intelektual dhe artistik të Limosit, mbi reputacionin e lartë dhe vlerën e një miku të vyer, që të gjithë gjejnë tek ai dhe tek Adriana. Kohë më parë shkaktoi habi refuzimi që Limosi i bëri marrjes së titullit “Qytetar Nderi”. Ajo që në momentet e para u muarr për sjellje prej fodulli, shpjegimin e kishte tek moskënaqja e vetë Limo-sit me atë çfarë ka bërë. “I jam borxhli kësaj Sarande dhe dua e mundem t’i jap akoma, që unë të meritoj plotë-sisht të jem “nder” për atë”, ishte argumenti i tij i sin-qertë. Titulli mbeti pa u marrë, ndërkohë që puna për përmbushjen e obligimeve në vijim, është në ngjitje, me ambicie, dëshira dhe projekte të reja për nesër.
E njëjta sjellje ndaj vlerësimit të vlerave, ndodhi me Adrianën. Propozimit për t’u emëruar “Amba-sadore për Paqen”, kohë më parë, edhe ajo i tha “jo”. Në kundër-argumentin e saj ishte: “Është një titull dhe obligim i madh, nuk di në do ta përmbush dot”.
Atje ku vlerat burojnë pa bërtitje, bashkëshoqëruese kanë edhe modestinë dhe pretendimin në rritje, mendova.
Dizdarët dhe çdo punë e kryer prej tyre, janë argument për këtë.

SHKARKO APP