Djali dhe 17-vjeçarja me 33 kg marijuanë,kapen në kufirin grek

 

Sekuestrohen 33 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u sekuestrua nga policia greke në Argo Orestiko, Kostur pas kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtohej nga një 25-vjeçar.

I riu shoqërohej nga një vajzë 17-vjeçare shqiptare e cila ishte pasagjere.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga u gjet në 3 çanta me 60 pako që përmbanin 33 kg marijuanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

2 të rinjtë janë arrestuar ndërsa droga, 3 telefona celularë si dhe 4 karta SIM u janë sekuestruar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?