Djali i dehur përplas me makinë 21-vjeçaren, arrestimi në Kapshticë

Një djalë fshati Bickë i Devollit u arrestua sot nga policia. Ai quhet Enea Muçollari, 28 vjeç dhe se, në gjendje të dehur, me makinën e tij, ka aksidentuar një vajzë 21 vjeçare në aksin Bilisht – Kapshticë.

Policia njoftoi se Muçollari, duke drejtuar në gjendje të dehur një “Land Rover” me targa AA273MG, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, është aksidentuar shtetasja V.M, 21 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Muçollari ka dy akuza mbi vete tashmë: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?