Alex Soros takon afganët në ”Prestige Resort”: Qëndrueshmëria e tyre është frymëzuese

Alex Soros, i cili drejton fondacionin “Open Society Fondations” është takuar me qytetarët afganë të strehuar në ”Prestige Resort” në Malin e Robit në Kavajë.

Në kontingjentin e parë të qytetarëve afganë, që mbërritën në vendin tonë, kishte edhe pjesëtarë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Përmes një postimi në Instagram, ai shihet teksa bisedon me ta, ndërsa nuk ka hezituar që të bashkohet edhe në lojërat e fëmijëve, të cilët ndodheshin duke luajtur në ato momente.

”Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut, nëpunës civilë, artistë. Qëndrueshmëria e tyre përballë asaj që sapo kishin duruar është absolutisht frymëzuese”- theksoi Soros.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexander Soros, PhD (@alexsoros)

SHKARKO APP