Djali i Presidentit mbush 18 vjeç, mesazhi special i së ëmës, Monikës: Urime Besar, sot fitove pavarësinë!

Djali i vetëm i Presidentit Ilir Meta, Besari, mbush 18 vjeç.Lajmin e ka bërë publik, nëna e tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, e cila i ka përcjellë publikisht, një mesazh special bashkë me një video:

“Urime Besar, sot fitove pavarësinë, do jesh i lumtur sepse tashmë je 18 vjeç! Por si dita jote e parë ku sipas ligjit quhesh i rritur po të them se për mua edhe kur të jesh gjysh, nga qielli lart do të të ndjek me syrin dhe merakun e nënës. Ti u bëre burrë tashmë, por burrëria nuk matet as me forcë, as me para, por me dije dhe dashurinë që do i’u falësh njerëzve.

Prandaj “i bukri i dheut”, si të thotë nëna, lufto që bukuria jote shpirtërore të jetë dominante te ty. Lufto për të bërë mirë në këtë botë sepse Zoti kurrë nuk do të harrojë. Qofsh i lumtur dhe mos ndalo ec , vrapo, fluturo sepse këto vite nuk kthehen pas. Të dua Besar!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?