Alex Soros poston foton e veçantë: Kënaqësi të jesh me Presidentin e SHBA në Shqipëri në 4 korrik
Vizita e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, ka sjellë në Tiranë shumë personazhe të njohur. Një prej tyre ishte edhe djali i multimiliarderit George Soros, Alexi. Ai është tashmë i gatshëm të drejtojē mbreterinë botërore te Xhorxh Soros. Ashtu i qeshur, fjalëpak, i kujdesshëm dhe kurrë nuk manifeston forcën e parasë që ka pas vetes, Alexi po konturohet si lider botëror.
Alex Soros e ka bërë vetë të ditur lajmin me Clinton përmes disa postimeve në rrjetet sociale.
Në postimin e fundit, Alex Soros ka ndarë një foto me ish presidentin amerikan Bill Clinton, krahas së cilës shkruan se është kënaqësi të takohesh me heroin amerikan dhe miqtë e SHBA-së.
“Çfarë kënaqësie të jesh me Presidentin Clinton në Shqipëri për 4 korrik. Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i fortë, edhe pak falë kryeministrit të saj @ediramaal, i cili rastësisht ka lindur më 4 korrik. Shumë bukur ta kalosh këtë ditë me një hero amerikan dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së.”- shkruan Alex Soros.