Djali i tij mori pjesë në vrasjen e Papës, efektivi Velo është kallëzuar nga PD-ja

Efektivi i policisë Dilaver Velo, është babai i Albano Velos dhe rezulton të jetë kallëzuar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre.

Velo është në listën e efektivëve të kallëzuar nga PD-ja për shpërdorim detyre në kallëzimin për zgjedhjet e 25 prillit. Ky kallëzim është bërë më 7 prill të 2021.

Në kallëzimin e depozituar, PD ka akuzuar Velon për konsumim të veprave penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” parashikuar nga neni 329 dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit” parashikuar nga neni 331/a të Kodit Penal.

SHKARKO APP