“Djalli” i kanabisit në Britani, burg për shqiptarin vip. Mburrej se kishte cop*tuar rivalët
Drejtësia në Britaninë e Madhe ka dënuar me 4 vite e gjysëm, Selamet Mehmetajn, i njohur ndryshe edhe si “djalli” shqiptar. Ai ra pre e një investigimi nga media ”Daily Mail”, por pasi u kënaq me famë dhe u trajtua si një personazh i famshëm pas në atdhe, sot ka përfunduar në burg. “Zoti” shqiptar i drogës, krijoi një rrjet që kultivonte dhe shpërndante kanabis duke përdorur emigrantë të paligjshëm, që arrinte miliona paund fitime në vit.
Në këtë intervistë ai tregoi edhe se çfarë i ndodh atyre që guxojnë ta tradhtojnë në punën e tij, duke treguar me krenari se njëherë i ka prerë gishtat një klienti i cili nuk e paguante dhe se si arriti t’i merrte paratë përpara se t’i priste një këmbë.
Hetimet e autoriteteve britanike ndaj tij dhe vëllait të quajtur Dior, nisën pasi ai u filmua duke tentuar ti shesë dhjetëra kilogramë kanabis me cilësi të lartë, gazetarëve të infiltruar. Rënia e Mehmetajt nisi pikërisht në këtë moment, kur një mesazh në llogarinë e tij të Instagramit me emrin ”Gjaku shqiptar”, bëri që ai të ekspozonte të gjitha shtëpitë e barit dhe postoi video për të treguar llojet e ndryshme të kanabisit që posedonte.
Mehmetaj shijonte një stil jetese prej ”playboy” në Britani, mes makinave luksoze, të cilat i përdori për të realizuar edhe një videoklip muzikor, ku ai ishte këngëtari. Policia e arrestoi Selametin të vëllain, Diorin, dhe punonjësit e tyre kur bastisi një nga fabrikat e tij të kanabisit, në nëntor 2022. Një bastisje në një shtëpi të dytë, disa ditë më vonë çoi në zbulimin e 50 fabrikave të tjera të kanabisit.
KOHA JONË SONDAZH

