“Djalli shqiptar…”, reagimet e grekëve ndaj veprimit prekës të Alket Rizait (FOTO LAJM)

Grekët kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj veprimit të të dënuarit shqiptar Alket Rizai, i cili mblodhi fonde për Evangelian e sëmurë me kancer me qëllim mundësimin e kurimit të 8-vjeçares në Angli, shkruan Albeu.com.

“Uau! Jemi të ngazëllyer. Një tip i dënuar për një seri vrasjesh mafioze, arratisje nga burgu, zhvatje, trafik droge…na qënka bërë një donator i dashur”., – shkruan një komentues.

Ndërkohë dikush tjetër u përgjigjet: Po ti çfarë bërë për të ndihmuar? […] Për mua nuk quhet Alket Rizai, quhet thjesht një njëri, human”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga sot, Alket Rizai do të quhet z.Alket Rizai”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër komenton me ironi: “Sa djalë i mirë dhe i urtë! Ti harrojmë dënimin e përjetshëm, trafiqet e drogës, vrasjet…një godfather brenda dhe jashtë burgut. I mblodhi disa euro dhe tani le t’a lemë të lirë…”.

“Pavarësisht nga e kaluara e djallit shqiptar, shpejtimi i tij për të ndihmuar duhet vlerësuar”., – shkruan një tjetër komentues në lajmin e postuar tek portali grek Neësbeast.gr.

Alket Rizai mblodhi fonde për vajzën e mitur në burgun ku është i dënuar duke telefonuar më pas gjyshin e saj për të gjetur një formë për nxjerrjen e parave jashtë burgut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?