Dje i quajti “ngelësa”, sot “studentë”/ Gabimet e Ramës në live-in nga Facebook

Në ditën e tretë të protestës studentore, kryeministri Rama ka dalë “live” në Facebook, i rehatuar në karrigen e pushteti nga zyra e tij, teksa ka pretenduar se ka një përgjigje për studentët.

Në nisje të fjalës së tij Rama tha “Uroj që të keni dëshirën për të protestuar dhe vullnetin për të dialoguar”, por e përkthyer ndryshe ky është një gabim që nuk i falet kryeministrit.

Studentët, zoti Kryeministër, kanë për detyrë të studiojnë por kushtet skandaloze të studimit dhe banimit i kanë detyruar që të braktisin auditoret dhe të mbushin rrugët. Dëshira e tyre është që të arsimohen për një shoqëri më mirë nesër, por ju dhe qeveritë para jush i kanë detyruar të marrin rrugët dhe shumë mirë bëjnë se në këto kushte nuk kanë çfarë të humbin, por detyra e tyre parësore është të studiojnë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj keni edhe fytyrën t’i ftoni në dialog?! Studentët e kanë bërë të qartë që nuk ka negociata, plotësoni kushtet e tyre dhe nuk është nevoja t’u thurni vargje nga zyra. Është interesante se çfarë mund t’u ofronit në dialog? Do i shantazhonit? Do i blinit? Apo do u thoshit ato premtimet shabllon që fort mirë e dimë që nuk mbahen kurrë?!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo që bie në sy është se sot, pas ditës së tretë, Rama i quan “Studentë” protestuesit ndërsa në fillim i quajti “Ngelësa”.

Çfarë ndodhi Kryeministër? U trembi revolta studentore që vetëm po fryhet?!

Rama tha gjithashtu:

Unë dua që ta dinë se se kam shumë për t’u thënë dhe kam shumë dëshirë t’i dëgjoj.”
Sërish jeni gabim zoti Rama, sepse studentët nuk duan “pallavra qeverie”, kjo ka qenë kënga e tyre këto tre ditë, ata duan vepra dhe dëshirën tënde për t’i dëgjuar përktheje në vepra.

Më tej Rama shprehet se do të dëgjojë vetëm studentët, pa pedagogë e pa administratorë. Por kryeministri duhet ta dijë që universiteti është studenti dhe pedagogu, si mund t’i ndash?!

Ndoshta lajmi më i keq në këtë mes për kryeministrin është se studentët nuk do të ndahen në përfaqësi grupe-grupe për të folur as me Ramën e as me Nikollën. I keni në shesh për çfarëdolloj gjëje, e nëse vazhdoni t’u premtoni ëndrra me sy hapur e keni humbur betejën me ta zoti Kryeministër.

Sigurisht, ju e dini që pjesa më interesante e daljes live të kryeministrit janë komentet, ku shumë prej tyre fshihen menjëherë, por disa mund t’i lexoni më poshtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?