Dje ishte Basha në Kamëz, sot Rama: Ne siguruam vaksinat dhe po bëjmë rindërtimin
Ditën e djeshme kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim elektoral në Kamëz dhe ishte madhështor. Ndërsa sot, në Kamëz ka shkuar kryeministri Edi Rama.
”Ishte politika që e la Kamzën pa asnjë shpresë dhe është politika që sot po i bën të mundura këto, nuk do ishim duke prekur numrin 300 mijë të shqiptarëve të vaksinuar, po të mos ishte politika qindra mijëra gjyshe dhe gjyshe nuk do ishin çliruar nga ankthi se mund të humbin jetën. Vaksinat nuk erdhën nga qielli, por i solli politika. Rindërtimin nuk po e bën një dorë të padukshme dhe as nuk po bëhet vetë”, tha Rama.