Djegia e dy automjeteve në Durrës, pronari akuzon kreun e IKMT. Emrat

Dy automjete janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit rreth orës 01:30. Dy mjetet e djegura kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Siç raportohet nga vendi i ngjarjes, fillimisht nga zjarri është përfshirë makina me targa AA 809 OR në pronësi të shtetasit B.Dervishi dhe më pas flakët kanë përfshirë pjesërisht dhe makinën që ndodhej e parkuar ngjitur saj.

Pronari i mjetit shtetasi Bedri Dervishi, i cili pretendon se ngjarja është e qëllimshme, për shkak të disa konflikteve të mëhershme që ka pasur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dervishi ka hedhur akuza në drejtim të IMT Durrës, Ardian Halili, me të cilin ka qenë në konflikt, dhe është akuzuar për kanosje në drejtim të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dervishi ka në pronësi një agjensi në afërsi të daljes së portit të Durrësit, e cila rrezikonte ti shembej, dhe sipas tij kreu i IMT-së po zbatonte standard të dyfishta.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?