Djegia e fabrikës së riciklimit, ambientalistët: E qëllimshme për t’i hapur rrugë inceneratorit

Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Mbetjeve e cilësojnë të qëllimshme djegien e fabrikës së riciklimit të mbetjeve në Kashar paraditen e të dielës. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i AKIP, Ervin Goci u shpreh se me djegien e “Everest” i hapet rruga ndërtimit të inceneratorit të Tiranës.

“Ditën e tokës u dogj një impiant gjigant, i dha një re tymi qytetit. S’kemi reagim nga ata që pësuan djegien. Kemi shqetësimin e madh ku kemi jo vetëm djegien e një impianti, por djegien e një industrie. Një impiant riciklimi është në përputhje me standardet e BE, por në fakt sot kemi një djegie, djegien e të gjithë industrisë së riciklimit.

Ajo djegie është një formë incinerimi i asaj politike që është bërë në 27 vjet, është një katastrofë ambientale. Ne kërkojmë hetim urgjent nga Prokuroria. Në bindjen time është një djegie e qëllimshme për t’i hapur rrugë incineratorit të Tiranës”, tha Ervin Goci, përfqësues i AKIP.
Ndërsa për Lavdosh Ferunin djegia e fabrikës ka shkaktuar edhe probleme ekologjike. Sipas tij, zona është e kontaminuar dhe duhet ndaluar tregtimi i produkteve bujqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shprehim indinjatën tonë për këtë indiferentizëm të institucioneve, jo vetëm për atë zonë aty, po për të gjithë vendin. Çështja nuk është bvetem për dëmin e kompanisë përkatëse, por nga ana tejtër ne kërkojmë të hetohet me forcë ccështja e menaxhimit të mbetjeve në shkallë republike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë pas rekomandimit të KE, ku pikë kritike kishte edhe çështjen e mbetjeve, ku theksonte mospajtueshmërinë me standarde e BE të ngritjes së inceneratorëve. Ka dëm në atë ekosistem në atë zonë.

Masat që duhen marrë janë emergjente, duhen verifikuar shkalla e kontaminit nga metalet e rënda. Në atë zonë bujqësore duhen marrë masa, duke bllokuar tregtimin e këtyre produkteve, deri në një moment të dytë kur zona të jetë pastruar”, tha Ferrruni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?