Djegia e fabrikës, vatra të reja zjarri gjatë mëngjesit

Vatra të reja zjarri janë ndezur këtë mëngjes në fabrikën e riciklimit e cila u shkrumbua një ditë më parë në zonën e Kasharit. Rojet e objektit ndërhynë pa sukses për të shuar flakët dhe vetëm me mbërritjen e zjarrfikëses, situata është vënë nën kontroll.

Flakët përfshinë të dielën qindra ton mbetje plastike. Zjarri vazhdoi disa orës jashtë kontrolli edhe pse në vendngjarje u dërguan të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës, dy mjete të ushtrisë dhe dy autobotë të ujësjellësit të bashkisë. Zjarri masiv ishte kërcënues edhe për bizneset ngjitur. Flakët përpinë edhe shtyllat e energjisë elektrike dhe OSHEE njoftoi djegien e linjës që lidh Unazën e Re me zonën e Mëzezit.

Hetimet po vijojnë nga prokuroria, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër sepse në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?