Djegia e makinës luksoze në Vlorë, flet pronari: S’kam konflikte, erdha me pushime para 4 ditësh dhe…
Gjatë natës në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz. Mësohet se makina është në pronësi të një shqiptari nga Kuçova i cili është emigrant në Gjermani.
Ai u shpreh se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë persona dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh.
“Jemi nga Maqedonia nga Kuçova, kemi ardh për pushime që prej 4 ditësh dhe tani ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur krejt. Skena dyshim askund, skemi zënka me askënd”- thotë pronari i makinës së djegur.
“Ne kemi ardh me pushime. Ngjarja është shumë e keqe. Jetoj në Gjermani edhe tani kemi ardh me pushime. Policia tani po heton. Kamerat e kanë kapur”- shtoi ai.