Djegia e mbeturinave në Vlorë, Meta: Situatë e dënueshme, krim mjedisor me pasoja të rënda

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se djegia e mbeturinave në qytetin e Vlorës është një krim mjedisor me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve.

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se ky krim mjedisor me pasoja të rënda për shëndetin e banorëve dhe të turistëve, meriton reagim të menjëhershëm të pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse.

Reagimi i Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kulmin e sezonit turistik është e papranueshme dhe e dënueshme ligjërisht situata e rëndë mjedisore në Vlorë që vazhdon prej mesditës si pasojë e djegies së mbeturinave!

Swiss Digital Mobile Reklama

Neglizhenca dhe papërgjegjshmëria për menaxhimin e situatës nga Bashkia e Vlorës dhe Qeveria po i kushton shumë turizmit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?