“Djemtë problematikë” të përfshirë në politikë, gazetarja: Ata i vendosin qytetarëve pistoletën në kokë për vota!

Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala, foli në “Real Story”, në lidhje me përfshirjen e “djemve problematikë”, në fushatat zgjedhore dhe pozicionimin e tyre pranë partive politike.

Duke iu referuar shembullit më të freskët, atij të Elbasanit, ku u prodhua një përplasje mes simpatizantëve të PD dhe PS, Lala tha se ky qark do të jetë një nga më problematikët. Ajo tha se partive u intereson të kenë pranë persona të lidhur pas krimit, pasi sipas saj, janë një makineri për grumbullimin e votave.

“Këta persona nuk e kanë problem që t’i vendosin qytetarit pistoletën në kokë për vota, apo t’i heqë bukën e gojës. Një gjë që krerët e partive nuk e bëjnë dot vetë”, tha Lala.

“Ju e thatë, do të flasim në dy rrafshe, moral dhe juridik. Shumë nga emrat e përdorura do të jenë kandidatë në zgjedhje duke qenë se për ta nuk ka gjykim të formës së prerë. Sigurisht në rrafshin moral është gjë tjetër dhe na jep liri të shkojmë më tej. Politika jonë është e detyruar të bashkëpunojë me krimin, sepse mesa duket hap thesin sa herë duhet të shkojë në zgjedhje. Të fortët, siç duket mbushin thesin me vota. Ata i afrohen politikës pasi dëshirojnë të jenë përfitues të fondeve publike. Unë së pari shikoj si një iniciativë të krimit për të hyrë në zgjedhje, duke financuar, duke futur persona që në pamje të parë janë pa rekorde kriminale. Vetëm dy dosje kanë dalë në dritë, mund të jenë shumë të tjera, vetëm dy dosje na shërbyen për të treguar se krimi i organizuar deformon vullnetin e njerëzve. Qarku i Elbasanit është më problematiku. Do të jetë sepse aty, siç e kanë konfirmuar ish-ministrat e Brendshëm funksionojnë 4 apo 5 grupe kriminale që mbështesin partitë politike. Personi me mbiemër Xhuvani, ka qenë një eksponent i LSI, kjo na bën të kuptojmë që kriminelët nuk njohin ngjyrë, penetrojnë tek ato njerëz që janë potencialisht për të marrë pushtetin. Nëse i referohemi Ardian Çapajt është një person me shumë dritëhije, ku i ka shpëtuar disa atentateve, edhe me snajper. Ai besohet se ka lidhje me PD, por kohet e fundit është parë dhe me Ramën. Pikërisht është nipi i Ardian Çapajs që shfaqet në fushatën e PD ditën e djeshme. Kriminelët janë të prirur t’i afrohen pushtetit. Është detyrë e drejtuesve të partive për të mbajtur larg kriminelët. Mesa duket partive politike i intereson të kenë të fortë pranë, kur ata janë makineri për mbledhjen e votave. Ata nuk e kanë problem të kërcënojnë qytetarët me pistoletë në kokë, apo me bukën e gojës”, tha Lala.

SHKARKO APP