Djemtë vranë taksistin, flet babai: S’dija që gruaja më tradhëtonte, viktimën e futa vetë në shtëpi
Pas ngjarjes së rëndë, flet Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore.
Në një intervistë për ”News24”, burri tashmë në pension rrëfen se ka punuar në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë, Saimiri ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, dhe se sipas tij, zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të jetonte në një fshat tjetër.
Për bashkëshorten e tij, Haki Shera thotë se ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ai mohon të kishte dijeni, që e shoqja kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, por nëse kjo ka ndodhur familja e viktimës sipas tij i ka borxh ”nderin e gruas”, ndërsa e shoqja të zgjedhë vetë një rrugë. 65-vjeçari pranon se e njihte viktimën Abdulla Budlla, madje ishte vetë ai që e punësoi vite më parë, si taksist të besuar të familjes.
Pse keni mbërritur sot në Gjykatë?
Unë kam ardhur në gjykatë për t’u interesuar për çunat. Saimir Shera dhe Arsil Shera.
Çfarë ka ndodhur më këta?
Se si ka ndodhur kjo e kam marrë vesh me vonesë. Momentale ka qenë ajo vrasja ose ka qenë me paramendim se unë nuk i di si baba. Çdo gjë që mund të ketë ndodhur më mirë të pyetet ai që ka bërë vrasjen, çuni Saimir kurse Arsili është kot.
Sa fëmijë keni?
Unë kam 9 fëmijë, 5 çuna, 4 vajza. Jetoj në Zezë, Rinas.
Po bashkëshortja juaj ku jeton?
Në shtëpi.
Vijoni të jeni të martuar, nuk ka pasur divorc?
Jo nuk jemi divorcuar. Ajo ka detyrat e shtëpisë. Unë kam punët e mia, punoj ndërtim në gjithë rrethin.
Ditët e fundit është folur në media për një marrëdhënie mes bashkëshortes suaj dhe të ndjerit Abdulla Budlla…
Të sqaroj unë ty. Kjo ngjarje që ka ndodhur ka ndodhur dhe e ka pranuar çuni dhe çuni me depresion, se çfarë halli ka pasur, unë nuk e kam kuptuar. Ndoshta marrëveshjet mund t’i ketë bërë me nënën e vet. Unë nuk di gjë.
A keni pasur ju dijeni për një marrëdhënie të bashkëshortes suaj me viktimën?
Unë nuk kam pasur dijeni se nuk më ka thënë kush.
E njihnit viktimën?
E njoh viktimën sepse e kam marrë para disa vitesh si shofer në shtëpi për problemet familjar,e për të shkuar në dasma e varrime. Ka pas dhe goca aksident, e çonte në terapi. Problemet e ngacmimit familjar, nëse është e vërtetë më ka borxh. Më ka borxh se më ka prish 4 familje. Mua, dy çunat dhe familje tjetër. Unë si babë më vjen keq si ka ardhur kjo punë. Po e di vetë çuni. E kam pas një shqetësim tek çuni por nuk jeton me mua. Ka qenë në rregull me punën. ndoshta e ka mbajtur të mbyllur me veten, me mua jo, ndoshta me nënën e tij. nëna e vet do japë deklarim zyrtar jo badihava.
A keni biseduar me bashkëshorten pas ngjarjes?
Jo kam ndenjur i habitur deri tani. Tani e pas do shoh.
Janë hedhur dyshime ndaj jush se keni ushtruar dhunë dhe konsumoni alkool?
Pi alkool unë? Kush është ai që nuk pi alkool. Pi birra, pi alkool, gjithë ditën në ndërtim, me shoqërinë e punës. Po jemi në lidhje pune. Nuk kam ushtruar dhunë. Pse do ushtroj dhunë. Dhuna është kjo, nëse je fajtore ec. Nëse jo…Nëse është fajtore ta zgjedhë vetë rrugën. Nuk mund të them se është bërë ai veprim i shëmtuar, nuk di gjë. Nëse ai e ka bërë turp për. E kam marr në familje. Nëse e ka ngacmuar më ka borxh prapë.
Keni shkuar në varrimin e Abdulla Budllës?
Sa taksixhinj marr unë do shkoj në varrim unë.
Po bashkëshortja juaj ka shkuar?
Punë e vet, nuk i kam thënë unë. Nuk e kam pas mik as shok, taksixhi.