“Do bëjmë gjithçka për lirimin e Belerit“, ministri grek: Shqipëria të respektojë rregullat nëse e do BE-në
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis ka paraqitur aspektet e politikës së jashtme të vendit në katër vitet e ardhshme.
Për çështjen Beleri, ai tha se do të bëjnë gjithçka. Një “kërcënim” e ka edhe për Shqipërinë, pasi tha se nëse do Integrimin në BE, duhet të respektojë rregullat.
“Greqia mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit, sigurisë dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor dhe 20 vjet pas Samitit të Selanikut do të vazhdojë të ndërmarrë iniciativa për të përshpejtuar rrugën evropiane të vendeve ballkanike. Sidomos në lidhje me Shqipërinë do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’i dhënë fund ndalimit të përkohshëm të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleris. Shqipëria duhet të respektojë rregullat e shtetit ligjor nëse dëshiron vërtet të bëhet anëtare e familjes europiane”.