“Do e rrëfej në botë”, gazetarja e “BBC”: Shqipëria shkroi historinë e saj për strehimin e afganëve

“Me pranimin e afganëve Shqipëria shkroi historinë e saj, ky është një popull me empati të madhe dhe ka hapur dyert për popullin e vendit tim”. Këtë mesazh jep gazetarja dhe prezantuesja e njohur e “BBC World News”, Yalda Hakim.

Ajo premton se këtë histori, këtë gjest të jashtëzakonshëm të shqiptarëve do t’ia rrëfejë të gjithë botës. Dhjetëra gra dhe vajza kryesisht pjesë e universitetit amerikan të vajzave në Kabul jetojnë aktualisht në Shëngjin pasi u shpëtuan fatmirësisht nga fondacioni i gazetares Hakim.

Yalda Hakim zhvilloi sot një vizitë në vendin ku ato qëndrojnë edhe është pritur me mirënjohje dhe respekt nga vajzat. Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.

SHKARKO APP