”Do flasim”, Kryemadhi: Kolegët që sot janë në burg kërcënojnë Ramën

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në eancën plenare në Kuvend u ndal edhe tek afera e inceneratorëve.

Ajo tha se në Fier çmimi i depozitimit të mbetjeve u dyfishua, ndërsa shtoi se kolegët që ka në burg, sot kërcënojnë Ramën se do të flasin.

“Kolegët që janë në burg kërcënojnë sot Edi Ramën, dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim. Këtu nuk ekziston shteti i së drejtës dhe as shteti ligjor. Këtu ekziston shteti i vjedhjes. S’ka më nevojë të bëjë firmat si me Tiranë, por i sjell në parlament, kukullat i ka në parlament dhe vidhen në mënyrë ligjore një për një qytetarët”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?