“Do investojmë në Berat”, Denaj: Kemi marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, po tejkalojmë situatën e Covid-19
Ministrja e Financave Anila Denaj, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se qeveria po bën investime me rëndësi në turizëm dhe infrastrukturën e vendit.
“Në Berat do ketë investime në Parkun e Tomorit, si dhe do të përqendrohemi tek infrastruktura në kalanë e qytetit. Investime do të bëjmë edhe në Korçë. Do investojmë 100 milionë euro, teksa BE do të japë fonde të konsiderueshme. BB na ka dhënë 15 milionë euro kredi, për të tejkaluar situatën e Covid-19.
Për 2021, do rriten pagat për mësuesit dhe mjekët. Kemi një marrëveshje edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa EBA ka dhënë mbështetje ndaj Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme.”, tha Denaj.